Ata nuk dëgjojnë askënd dhe nëse shkoni dhe u tregoni problemin tuaj, ata do të kthehen dhe do të thonë: “Po, keni të drejtë, por dëgjoni atë që më ndodhi mua”… Epiteti egoist do t’i përshkruante ata në mënyrë të përsosur.

Me siguri ju janë kujtuar disa shenja zodiaku qëkanë këtë “cilësi”, njerëz që ju i keni pranë. Por ja lista me shenjat e zodiakut që mendojnë se bota rrotullohet vetëm rreth tyre:

Luani

“Mbreti” i zodiakut mund të ketë shumë përparësi, por një nga disavantazhet e tij është mendjemadhësia…

Dashi

Dashi ngjason shumë me Luanin në këtë pjesë. Ai dëshiron të jetë i vetmi dhe gjithmonë të ketë gjërat që do.

Binjakët

Binjakët bëjnë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e atyre përreth. Ata flasin pafund, njohin njerëz, përpiqen të bëjnë përshtypje tek të gjithëve. Janë të zgjuar dhe zakonisht kanë humor kështu që dritat bien mbi ta.

Shigjetari

Shigjetari do që gjithçka të bëhet ashtu siç dëshiron ai dhe do bëjë çdo gjë për t’i kaluar e tija. /tvklan.al