Disa shenja të zodiakut adhurojnë flirtimin dhe kjo karakteristikë është pjesë e personalitetit të tyre. Shpesh e bëjnë pa qëllim, e në raste të tjera e përdorin si një mënyrë për të kuptuar nëse të tjetër vazhdojnë t’i pëlqejnë…

Po cilat janë ato shenja që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe arsyet pse e bëjnë?!

1. Luani

Luanët e duan flirtimin dhe nuk do ta bëjnë atë duke përdorur hile apo stile, por thjesht me sharmin e tyre!

2. Akrepi

Flirtimi i Akrepit është aq tërheqës sa nuk do të jetë e lehtë t’i rezistosh. Ata nuk zbulojnë shumë, janë misterioze por do t’ju bëjnë të dëshironi të mësoni shumë rreth tyre.

3. Binjakët

Binjakët janë shumë socialë dhe gjithmonë dinë të thonë gjërat e duhura për t’ju vërejtur. Flirtimet janë në natyrën e tyre dhe shpesh ata flirtojnë pa e kuptuar as vetë.

4. Dashi

Besimi i tyre është arma e fshehtë dhe kjo i ndihmon ata të fitojnë çdo qëllim që i kanë vënë vetes.

5. Shigjetari

Shigjetari mund të jetë shumë i organizuar si qenie njerëzore dhe i pëlqen t’i bëjnë gjërat shpejt, por në flirtim ata shkojnë me ritme të ndryshme! Ata do të përpiqen të flirtojnë ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, deri sa t’ju bëjnë për vete në një formë që as nuk do të mund ta vini re…

6. Peshorja

Peshorja do të ndjekë fazat më themelore të flirtimit, do luajë me flokët, do të buzëqeshë, do t’ju gozhdojë me sytë… Zakonisht do ta arrijë qëllimin sepse është metodik dhe i di në mënyrë të përsosur rregullat e flirtit. /tvklan.al