Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i ka krahasuar pamjet e vrasjeve të civilëve në zonat pranë kryeqytetit ukrainas, me skenat e një film horror.

“Gjërat që po shohim tani në Irpin dhe Bucha… këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat“, tha ai.

“Ky është realitet. Ky është një realitet i tmerrshëm ku shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Nuk kuptoj si mundet një person ta bëjë këtë. Por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës. Agresori duhet të paguajë për këtë, të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Ne nuk do të falim atë që u është bërë qyteteve tona dhe banorëve tanë”, tha Klitschko./tvklan.al