Këto janë ushqimet që frenojnë oreksin

Këto janë ushqimet që frenojnë oreksin

13:21 09/02/2020

Shkencëtarët janë duke kërkuar për “sekretin” që do t’i ndihmojë njerëzit të heqin qafe kilogramët e padëshiruar dhe të stabilizojnë peshën e tyre.

Dihet që kufizimi i kalorive dhe stërvitja janë zgjidhja e problemit, por ka edhe disa ushqime që mund të kufizojnë oreksin dhe kështu humbja e peshës do të jetë më e lehtë.

1. Mollët-janë një zgjidhje ideale. Ato zvogëlojnë ndjenjën e urisë pasi përmbajnë pektinë e cila ndihmon për të stabilizuar nivelin e glukozës në gjak.

2. Kumbulla të thata- fibrat dhe sorbitoli i kumbullës stabilizojnë glukozën në gjak dhe zvogëlojnë urinë, ndërsa plotësojnë edhe dëshirën për shijen e ëmbël.

3. Çokollatë e zezë-sipas studimeve, ngrënia e një sasie të vogël çokollate të zezë frenon urinë. Komponimet e çokollatës së zezë ngadalësojnë tretjen dhe na bëjnë të ndjehemi të ngopur. /tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi