Si qenie njerëzore, ne jemi ndoshta krijesat më të pambrojtura për sa i përket aftësive fizike. Ndoshta kjo mund të jetë edhe arsyeja pse krijesat e mëposhtme mund t’iu shokojnë me pamjen e tyre.

Një hibrid qen-ujk

Yuki, është një hibrid qen-ujk, i krijuar nga një qen haski dhe një ujk i vërtetë. Në disa shtete janë të paligjshëm, por në të tjerë të kërkuar. Ky lloj hibridi ka një përzierje gjenesh të egra dhe të buta që shfaqin temperament interesant.

Kërmilli afrikan

Kërmilli afrikan i tokës është një gjigand që ka madhësinë e një lepurushi, por i mbështjellë me guaskë. Është një kafshë pushtuese që pëlqen të hajë dhe të shumohet brenda një kohe të shkurtër. I zbuluar fillimisht në Afrikën lindore, tashmë është një aset i rëndësishëm tregtie pasi rritet deri në 20 centimetra.

Brumbull në madhësinë e një miu

Brumbulli Goliath afrikan është një ndër më të mëdhenjtë e familjes së tij, ku të rriturit arrijnë një gjatësi deri në 12 centimetra. Ata jetojnë kryesisht në Afrikë, ushqehen me limfë pemësh dhe fruta të kalbura që kanë përmbajtje të alrtë sheqeri.

Gaforrja merimangë

Gaforrja merimangë japoneze lind rreth 9 centimetra, por janë krustacet më të mëdha në botë, ndërsa hapësira e këmbëve të tyre shkon deri në 4 metra. Këto krustace gjigande jetojnë deri në 100 vjet, por pavarësisht pamjes së frikshme, janë shumë miqësore. Në Japoni, konsiderohen si ushqim i rrallë.

Breshkat e detit

Breshkat e detit me kurriz lëkure mund të jetojnë për qindra vjet, rriten deri në 2 metra gjatësi dhe peshojnë deri në 910 kilogramë. Dikur ishin të përhapura në të gjithë oqeanet, përveç Antarktikut dhe Arktikut, ndërsa sot janë ndër kafshët që po i afrohen rrezikut të zhdukjes.

Gjethet e Victoria Amazonica

Gjethet e këtij zambaku gjigand ujor mund të rriten deri në 2.3 metra në diametër. Të pajisura me një shtresë të trashë mishtore dhe një kërcell që shkon më shumë se 6 metra nën ujë, ato mund të mbajnë një njeri me peshë deri në 40 kilogramë.

Kaktus sa një pemë

Simboli tipik i shkretëtirës, kaktusi Saguaro mund të rritet sa një pemë. Në kushte të zakonshme, lartësia arrin deri në 12 metër, ndërsa një është regjistruar në lartësinë 24 metër./tvklan.al