Kopshti nuk hapet që prej 26 Nëntorit

Nga tërmeti i 26 Nëntorit janë mbyllur shumë kopshte dhe shkolla, mes të cilëve edhe kopshti nr.41, pranë Liceut Artistik në kryeqytet.

Prindërit thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim, se çfarë do të bëhet me fëmijët e tyre. Një zonjë thotë se është detyruar të lerë punën, në mënyrë që të mbajë fëmijën, ndaj ajo lutet për një zgjidhje.

Prindi: Unë jam një prind që kam fëmijën tim në kopshtin 41 dhe kopshti nuk është hapur që nga dita e tërmetit, 26 Nëntor. Problemi është se nuk na kanë dhënë një zgjidhje se kur do hapet, apo si do shkojë puna, se ne jemi në punë, burri është në punë. Ku do i lemë fëmijët?

Gazetarja: Ju çfarë pagesash kryeni në kopsht?

Prindi: Pagesa diku tek 40 mijë lekëshi shkon.

Gazetarja: Në muaj?

Prindi: Po, në muaj. Ca fëmijë janë me fjetje, ca janë deri në drekë.

Gazetarja: Ju keni patur një komunikim me drejtoreshën, me një edukatore për t’ju thënë çfarë do bëhet? Çfarë përgjigje kanë ata?

Prindi: Edukatoret nuk na japin ndonjë shpjegim, nuk kanë as ata vetë ndonjë informacion të saktë. Nuk dimë se kur do hapet, as se çfarë do bëhet.

Gazetarja: Ju ku po e mbani fëmijën tani?

Prindi: Fëmija në shtëpi. Detyrohemi të lemë punët, që të rrimë me fëmijët. I bëjmë një thirrje shtetit, bashkia që ka në dorë kopshtet, që të marri masat për zhvendosjen të paktën në një kopsht tjetër. Nuk e di sesi zgjidhet.

Drejtoresha e kopshtit nr. 41, thotë se nuk ka asnjë vendim nga “Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve”, për hapjen e kopshtit. Ajo thotë se aty po qëndron stafi dhe nuk ka ndonjë shirit që të tregojë rrezik. Por prindërve u kanë thënë se ende po bëhen vlerësime.

Gazetarja: Unë kam ardhur, përsa i përket shqetësimit të disa prindërve, që nuk kanë marrë asnjë lajmërim, përsa i përket, çfarë do të bëhet me fëmijët e tyre.

Drejtoresha: Ne iu kemi bërë lajmërimin prindërve, që kopshti është në proces. Domethënë, në momentin, që u vendos, që gjithë kopshtet e Tiranës do hapeshin, për kopshtin 41, u vendos që do vazhdojë procesi i konstatimeve dhe i monitorimeve.

Gazetarja: Kopshtin tuaj e kanë nxjerrë të pabanueshëm, si mund të themi që nuk mund të vazhdojë?

Drejtoresha: Në qoftë se kopshti do ishte i shkatërruar, normalisht ne nuk do rrinim i gjithë stafi në kopsht dhe do kishte vulën…

Gazetarja: Pra, ka patur vetëm dëmtime të vogla?

Drejtoresha: Do kishte vulën e kuqe dhe shiritin. Përderisa ekspertët nuk e shohin të arsyeshme të vënë vulën dhe shiritin, do të thotë, që janë akoma duke bërë procesin përfundimtar të vlerësimit dhe do bëhen riparime. Këtë gjë ne jua kemi komunikuar prindërve.

Gazetarja: Juve iu është thënë do vijnë fëmijët apo jo, këtu?

Drejtoresha: Jo, jo, jo! Do bëhet certifikimi dhe pastaj do fillojë frekuentimi i fëmijëve.

Gazetarja: Keni patur dëmtime të shumta nëpër mure?

Drejtoresha: Jo, nuk ka dëmtime, ka plasaritje.

Gazetarja: Nga kush ju është thënë, që do qëndrojë mbyllur kopshti juaj?

Drejtoresha: Qendra ekonomike për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe Bashkia Tiranë.

Drejtoresha: Pjesa këtu është hapur nga specialistët amerikanë. Nuk është shembje.

Gazetarja: Aa.. se thashë…

Drejtoresha: Po ajo duket, që është kanale-kanale. Nuk janë shembje nga tërmeti. Këto janë hapje./tvklan.al