Ka disa ushqime të cilat nuk duhet konsumuar asnjëherë me stomakun bosh.

Një prej tyre janë bananet. Ato mund të përmbajnë antioksidantë dhe shumë lëndë ushqyese të tjera dhe janë një nga super ushqimet më të shijshme, por nuk është ide e mirë të hani një banane me stomak bosh. Arsyeja është se nivelet e magnezit në trup rriten në mënyrë disproporcionale dhe kjo nga ana tjetër shkakton pabarazitë në nivelin e kalciumit në gjak.

Domatet po ashtu duhen shmangur. Mund të jenë shumë të shijshme dhe ushqyese, por është më mirë të hani diçka, qoftë edhe pak, para se t’i konsumoni. Acidet që ato përmbajnë mund të përzihen me acidet natyrale të stomakut.

Në të njëtën kategori futen edhe kastravecat. Kastraveci dhe perimet e papërpunuara në përgjithësi janë të pasura me aminoacide. Sidoqoftë, ato kanë më shumë të ngjarë të shkaktojnë urth, fryrje dhe dhimbje stomaku nëse i hani ato me stomak bosh. /tvklan.al