Kim Kardashian West njihet gjerësisht për fotot e saj seksi që poston në rrjetet sociale, por duket se bashkëshorti i saj Kayne West nuk është gjithmonë i lumtur me to. Gjatë një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Show”, Kardashian u pyet të mërkurën edhe për një foto ku ajo shfaqej teksa gatuante ëmbëlsira në të brendshme.

 

View this post on Instagram

 

bake sesh

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Ato i kisha nën bluzë, por nganjëherë duhet të bësh disa gjëra për rrjetet sociale

”, tha Kardashian për DeGeneres. “

Pra, ne bëjmë edhe foto të improvizuara vetëm për Instagram. Por, nuk po gatuaja ashtu.

Më tej, ylli i realit show tha se “

nganjëherë ju mund të keni probleme me bashkëshortin për shumë foto të tilla.

” Por Kardashian tha se megjithëse bashkëshorti i saj, Kanye West, shqetësohet nga foto të tilla, ai është shumë mbështetës ndaj saj.

Është 50 me 50

”, tha Kim, “

Ai gjithmonë do që unë të jem unë dhe të kem vetëbesim dhe ne kënaqemi, por kjo po ashtu e shqetëson.

” Vitin e kaluar, Kardashian tha për revistën “Allure” se ajo planifikon të mos pozojë më nudo një ditë./tvklan.al