Kevin Spacey është akuzuar zyrtarisht për abuzim seksual dhe tashmë ndodhet në liri me kusht, pas një seance të shkurtër në një gjykatë të Massachusetts.

Ajo që e vuri protagonistin e House Of Cards në bankën e të pandehurve vitin e klauar ishte prezantuesja televizive nga Boston, Heather Unruh, sipas së cilës aktori ka abuzuar seksualisht me djalin e saj 18-vjeçar.

Në seancën dëgjimore, Spacey nuk e mori fjalën, por sipas mediave lokale ai është deklaruar i pafajshëm. Pavarësisht kësaj, ylli hollivudian rrezikon 5 vite burg. Seanca e ardhshme është planifikuar për në 4 Mars, por Spacey nuk i është kërkuar të jetë i pranishëm.

Javën e kaluar, në fakt, aktori i kërkoi trupit gjykues që të mos paraqitet në gjykatë për shkak se prania e tij do të gjeneronte një publicitet negativ ne lidhje me rastin. Që në Tetor të 2017 kur shpërthyen edhe skandalet seksuale në hollivud, më shumë se 30 persona kanë akuzuar aktorin për ngacmim.

Tv Klan