Lajme Arkiva – TV Klan 2001

KFOR-i i ka dorëzuar autoriteteve jugosllave, tre civilët dhe dy ushtarët serb të liruar nga UÇPMB, pak ditë më parë. Dorëzimi u bë në Merdar, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Nga pala jugosllave ishte zv/kryeministri serb Nebojsha Çoviç. Civilët dhe ushtarët serb ishin zënë rob nga luftëtarët shqiptarë të UÇPMB-së, në mes të muajit Mars.

Luftëtarët shqiptarë i kishin akuzuar serbët e kapur, për planifikim sulmesh me bomba. Në pikën e Merdarës ata u takuan me të afërmit e tyre. Lirimi i tyre u krye me ndërmjetësimin e KFOR-it në një fshat të kontrolluar nga shqiptarët në Serbinë jugore./tvklan.al