KFOR kujton të rënët – TV KLAN

KFOR kujton të rënët

Blerim Krasniqi rrëfen hyrjen e trupave

Blerim Krasniqi gjatë luftës në Kosovë kishte qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen Tasligje. Për tre muaj sa kanë zgjatur bombardimet ai ka qëndruar i vetëm në shtëpi, ndërsa pjesa tjerër e familjes në një lagje më në qendër.

Edhe pas 20 vjetësh, Krasniqi ende i ka të freskëta kujtimet kur kanë hyrë trupat e NATO-s në Prishtinë. Për nder të kësaj dite, KFOR-i gjatë ditës së sotme ka mbajtur një ceremoni solemne.

Për komandantin e KFOR-it , Kosova pas 20 vjetësh është më ndryshe.

“Kur mendoj Prishtinën e vitit 1999 më kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtare të luftës civile. Shumë njerëz ishin zhvendosur kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedentë të Kombeve të Bashkuara një forcë e fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave”.

“Në 20-vjetorin e KFOR-it, i inkurajojë të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara. Po iu them prapë që KFOR-i mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, thotë admirali i NATO, James Foggo.

Nën komandën e trupave aleate për reagim të shpejtë në vitin 1999 rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga gjithë bota.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione