Ylli televiziv: Nuk kam kohë për të dashur

Një histori me ndarje, tradhti dhe ribashkime ka qenë ajo e dyshes së famshme Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson që këtë herë janë sërish në qëndër të vëmendjes. Fansat aludojnë se ish-çifti kanë lënë pas mëritë e së shkuarës dhe janë bërë sërish bashkë.

Por këtë herë nuk ka një ribashkim, kështu të paktën sipas yllit të Keeping Up With The Kardashian.

Ajo ka sqaruar në rrjetet sociale se nuk ka kohë për një partner pasi është shumë e fokusuar në rritjen e dy fëmijëve të saj.

Romanca e tyre u shua nga fundi i verës, rreth kohës kur Khloe dhe Thompson mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të dytë, i cili lindi përmes një nëne surrogate.

Fansat shpresuan për një pajtim kur ylli televiziv iu gjend pranë sportistit kur ky i fundit përjetoi ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Klan News