Khloe Kardashian po përpiqet për një familje më të mirë për vajzën e saj


Khloe Kardashian po përpiqet për një familje më të mirë për vajzën e saj

23:10 08/07/2021

Pas ndarjes në muajin e shkuar nga Tristan Thompson për shkak të tradhtisë së tij të radhës, Khloe Kardashian është përqendruar  tërësisht te vajza, True. Ajo po sheh anën pozitive të situatës, ndërkohë që të dy vazhdojnë prindërimin e përbashkët.

Khloe po ia del mirë”, flasin burime pranë saj për “People” . “True do të jetë gjithnjë prioriteti i saj dhe së fundmi i është përkushtuar tërësisht një familjeje të shëndetshme pët vajzën, kështu që Tristan do të jetë gjithnjë i pranishëm në jetën e saj. Ajo nuk kapet pas së shkuarës, ka një aftësi të pabesueshme për të gjetur të mirën në çfarëdolloj situate. Khloe dhe Tristan mbeten vazhdimisht në kontakt dhe janë prindër të shkëlqyer për True”.

Ditën e martë, Khloe postoi në InstaStory shprehje frymëzuese për ndjekësit e saj, të tilla si: “Nëse i kushton vëmendje shenjave të jetës tënde, gjithçka do të zgjidhet. Çdo gjë të çon drejt një destinacioni më të madh. Gjithnjë rritesh dhe gjërat pa të cilat mendoje se nuk do të bëje dot, ia del mbanë në një mënyrë hyjnore. Kjo është jeta. Mbajeni mend gjithnjë këtë”, ndjekur nga shprehja “Uroj që çdo gjë e mirë që bën të jetë nga dashuria, jo për dashurinë”./tvklan.al







Të ngjashme