36-vjeçarja: Pamja fizike na ka ndihmuar shumë mua dhe motrave

Khloe Kardashian ka rrëfyer në episodin e fundit në Keeping Up With The Kardashians  se ajo ka kryer operacione plastike. Moderatori Andy Cohen e pyeti atë lidhur me pamjen e saj fizike dhe ajo tregoi ndërhyrjet që kishte realizuar.

Kam bërë një ndërhyrje në hundë” u shpreh ajo. Khloe pranoi gjithashtu se kishte bërë injeksione, por jo Botox pasi fytyra e saj nuk kishte reaguar mirë.

Khloe është akuzuar shpeshherë nga fansat për photoshop dhe u shpreh se spekulimet në lidhje me kirurgjinë plastike janë gjithmonë diçka e bezdisshme për  të. 36-vjecarja ka qenë e shënjestruar në lidhje me pamjen e saj.

Khloe foli për motrat e saj Kim dhe Kourtney të cilat qëndronin gjithmonë të parat gjatë seteve fotografike dhe nënvizoi faktin se ato kanë qenë të privilegjuara për shkak të pamjes së tyre.

Klan News