Është prezantuar në mesnatë kënga më e re e dy këngëtarëve Kida dhe Mozzik me titullin “PP”.

Projekti i ri muzikor, ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme është 2 në 1, jo vetëm duet, por janë dy këngë njëra pas tjetrës.

“PP” janë dy këngët Paranoia dhe Pishmon në një të vetme e cila shkon në 6 minuta e 30 sekonda.

Në pak orë video ka arritur mbi 1 milion shikime në platformën YouTube. /tvklan.al