Ashtu siç kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga e saj titullohet “Edhe sa” dhe është punuar nga producenti Mixey, ndërsa për tekstin dhe  vijën melodike ka punuar reperi Mozzik.

Videoklipi i këngës është tejet interesant, pasi pjesë e tij janë edhe Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.

Deri tani kënga ka marrë komente pozitive dhe është pritur mjaft mirë nga publiku. /tvklan.al