Kërkohet përshpejtimi i procesit të integrimit në BE

Në tekstin e draft rezolutës në axhendën për t’u miratuar me 11 Tetor në Strasbourg thuhet se krijimi i kushteve më të forta ekonomike dhe sociale në Ballkanin Perëndimor është një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin për te gjithë Evropën.

Sipas hartuesit të draft rezolutës ish-kryeministrit George Papandreu sondazhet tregojnë se një numër në rritje i njerëzve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në mesin e të rinjve, janë pesimiste për perspektivat e anëtarësimit në BE dhe se vizioni evropian po humbet shkëlqimin e tij.

George Papandreou: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropes kërkon t’i jepet një shtysë e re procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në këtë në kontekst, mirëpresim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Asambleja u kërkon Ballkanit Perëndimor që të adresojnë me vendosmëri dhe pa vonesë sfida, të tilla si klima e polarizuar politike e cila shpesh ndikon në bashkëpunimin midis forcave politike dhe ndonjëherë çon në ngërçe dhe konflikte ndërinstitucionale; per sundimin serioz i ligjit dhe qeverisje të mire çështjet të cilat prekin pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Serbisë i kërkohet që të përafrohet më tej me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë sanksione në përgjigje të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Çështjet dypalëshe thuhet në draft shpesh pengojnë bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës.

Klan News