Miliarderi rus Roman Abramovich konsiderohet një “ndërmjetësues efektiv” midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas Kievit. Ukraina thotë se pronari i Chelsea FC, i cili është subjekt i sanksioneve britanike, ndihmon në parandalimin e keqkuptimeve midis palëve

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha: “Ka kohë që dihet në hapësirën mediatike se ai është një ndërmjetës jashtëzakonisht efektiv midis delegacioneve dhe moderon pjesërisht procesin në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në fillim”.

Podolyak hodhi poshtë spekulimet se Abramovich ishte helmuar gjatë bisedimeve në kufirin Ukrainë-Bjellorusi në fillim të këtij muaji, duke i quajtur “teori konspirative”.

Delegacioni ukrainas sugjeroi se këto raporte ishin ndërtuar për të ushtruar presion mbi Moskën dhe Kievin./tvklan.al