Ukraine-crimea-ReutersKievi zyrtar nuk e njeh marrëveshjen për bashkimin e Krimes me Federatën Ruse.

Ministria e jashtme ukrainase reagoi pas nënshkrimit të marrëveshjes në Kremlin, duke thënë se pavarësia e Krimesë nuk do të pranohet kurrë.

Ndersa zv/presidenti amerikan Xho Bajden, duke folur nga Polonia, e konsideroi bashkangjitjen e Krimesë në Federatën Ruse si një grabitje territori nga Moska.

Edhe Gjermania e Franca e dënuan traktatin.

Sekretari i jashtëm britanik Uilliam Hejg tha se Londra do të pezullonte të gjitha marrëveshjet bilaterale të bashkëpunimit ushtarak me Mosken, që nuk përbëjnë detyrim të përcaktuar nga traktatet.

Ndërsa presidenti amerikan Barak Obama ftoi udhëheqësit e vendeve të G7 dhe të Bashkimit Europian të mblidhen javën e ardhshme në Hagë për të disukutuar për krizën.