Gazetari Mentor Kikia, në studion e “Opinion” ka komentuar thirrjen e Presidentin Ilir Meta për të protestuar, siç thotë ai.

Kikia thotë se ky rol që ka marrë Meta për të thirrur në miting popullin është i paprecedentë, madje duke shkuar më tej e duke thënë se “ka marrë rolin e Skënderbeut”.

“Me videot, me këtë të fundit, Meta ka dalë nga roli i presidentit dhe është duke u prezantuar si Skënderbeu, meqë jemi mësuar ta… unë nbaj absolutisht shqetësimin për një pjesë të mirë të denoncimeve që janë bërë në lidhje me emërimin apo përzgjedhjen e anëtarëve të KED, por roli që ka marrë Presidenti vazhdoj të them që është i paprecedentë, tejkalon në mënyrë absolute, për të mos thënë skandaloze, rolin institucional dhe shtetëror që duhet të ketë Presidenti. Presidenti do dalë të thërrasë, të bëjë miting, do jetë në krye të një mitingu. Prezantohet si nacionalist për të mbrojtur Shqipërinë”, shprehet ai. /tvklan.al