Gareca: Kemi pritshmëri të mëdha, i emocionuar për debutimin

Për herë të parë, Shqipëria dhe Kili do të vendosen përballë njëra-tjetrës në një test miqësore që vlen shumë për të dy kombëtaret. Kuqezinjtë do vijojnë kështu përgatitjet drejt finaleve të kampionatit Europian, ndërsa kombëtarja latine në muajin qershor luan takimet e para kualifikuese të Kupës së Amerikës.

Trajneri Rikardo Gareka do të bëj debutimin ndaj kuqezinjve në stolin e federatës së dytë më të vjetër të Amerikës së Jugut. 66-vjeçari tenton të udhëheq drejt sukseseve Kilin, që në historinë e saj ka disa rekorde interesante.

“Jam i emocionuar për këtë ndeshje të parë. Jam shumë i lumtur me djemtë, pasi janë shumë të gatshëm. Kemi pritshmëri të mëdha”.

Momentalisht, kjo kombëtare gjendet e 42-ta, ndërsa Shqipëria e 64-ta. Diferencë prej 22 pozicionesh në renditjen e FIFA-s, teksa suksesi më i madh për Kilin është vendi i tretë në Federatën Botërore të Futbollit arritur në vitin 1962 kur u pozicionuan të tretët në Kupën e Botës të organizuar prej tyre.

Në historinë e saj Kili ka fituar një herë Kupën e Amerikës, duke mundur Argjentinën në vitin 2015, teksa në 4 raste u shpallën nënkampion të kompeticionit. Kili është edhe favorit në letër kundrejt kombëtares shqiptare, por fusha shpresojmë që të tregojë të kundërtën. Këtë sfidë, ashtu si çdo përballje e kombëtares shqiptare dhe kampionati Europian, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi ta ndjekin falas në televizionin kombëtar “Klan”.

Klan News