Trajneri argjentinas Rikardo Gareka është i përqendruar në përgatitjet e futbollistëve të Kilit për takimin miqësor kundër Shqipërisë që do të luhet në Parma më 22 mars. Amerikano-latinët kanë nisur përgatitjet në Itali.

Për teknikun që ka përvojë të gjatë me klube në disa vende tëAmerikës së Jugut dhe me përfaqësuesen e Perusë, që e shpalli nënkampione e Copa America në 2019, do të jetë sfida e parë në stolin e “La Roha”.

“Kemi nisur nga puna, me analizat e videove dhe në fushë. Po përpiqem që të mbledh sa më shumë informacion për lojtarët. Mezi pres të zbres në fushë bashkë me djemtë. Të punojmë dhe të jemi të përqendruar. Futbollistët kanë besim dhe unë kam besim tek ata!”

Gareca ka zëvendësuar 4 futbollistë nga lista fillestare për shkak dëmtimesh mes tyre. Ai thirri edhe Ben Brerenton për të cilin tha se nuk e afroi fillimisht për shkak se nuk di mirë spanjisht.

Për sfidën ndaj kuqezinjve dhe ndaj Francës, tekniku i “La Roha” kërkon mbështetjen e tifozëve.

“Ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, që ata të vijnë në stadium së bashku me familjet.”

Në Itali sipas të dhënave zyrtare janë rreth 3200 kilianë. Interesim edhe nga tifozët kuqezinj, ndërsa numri i shqiptarëve në vend është rreth 500 mijë persona. Sfida që do të lueht në stadiumin “Ennio Tardini” do të transmetohet në televizionin Klan.

Klan News