Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e OSBE, Urszula Gacek, e cila është në krye të misionit të vëzhgimit për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Kim në një postim në mediat sociale shkruan se njësoj si OSBE dhe ambasada e SHBA do të jetë në terren për të vëzhguar nga afër se si do të zhvillohen zgjedhjet.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1376558947142926342

Diskutova me ambasadoren Urszula Gacek, kryetaren e OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, përgatitjet për zgjedhjet 25 Prillit. Mbështet këtë mision të rëndësishëm, përfshirë edhe vëzhguesit kontribues. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin tonë (duke përfshirë edhe mua) në vende përreth vendit“, shkruan Kim./tvklan.al