Takim në Pogradec me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela

Ambasadorja Amerikane Juri Kim i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela vazhdimin e hetimeve në lidhje me krimet zgjedhore. Në një takim që patën në Pogradec, Kim tha se është shumë e rëndësishme që ndjekja e shkelësve të ligjit të vazhdojë.

“Prokurori i Përgjithshëm dhe unë folëm për rëndësinë e të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime, viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen”, tha Çela.

Diplomatja amerikane nuk preferoi të japë asnjë koment mbi zhvillimet e fundit politike, në veçanti sa i përket rolit të Gjykatës Kushtetuese në shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Tv Klan