Kim-and-Kanye

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë bërë me djalë.

Ylli i reality ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, këtë të shtunë. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të 35 – vjeçares, KimKardashianWest.com.

“Kim Kardashian West dhe Kanye West, mëngjesin e sotëm mirëpritën ardhjen në jetë të djalit të tyre. Si nëna ashtu dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë”, thuhet në njoftim.

Vetëm një ditë më parë, Kim postoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqte barkun, ndërsa shkruante se ishte gati për ardhjen e vogëlushit.

Ende nuk dihet emri që çifti i famshëm ka zgjedhur për të sapolindurin.

Kim dhe Kanye kanë një vajzë 2 – vjeçare, North West. /tvklan.al