Kim Kardashian i bën dhuratë Bebe Rexhës, me rastin e festave të fundvitit një set nga koleksioni i saj më i ri i kozmetikës. Bebe Rexha e ka bërë të ditur këtë në llogarinë e saj në Instagram, teksa u ka uruar së fundmi fansave festat e fundvitit përmes disa imazheve të publikuara.

Gjithashtu kujtojmë që këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ditë më parë njoftoi fansat se kishte arritur objektivin e saj, duke grumbulluar 100 mijë dollarë në fondacionin online të hapur në GoFundMe, të cilat do të shkojnë në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Klan Plus