Dy vite më parë Kanye West pushoi nga puna në mënyrë të papritur menaxherin dhe avokatin e tij, pas shprehjes së dashurisë për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Gruaja e tij Kim Kardashian iu kundërvu lajmeve kritike të mediave duke thënë se ata po përpiqeshin që t’a portretizonin burrin e saj si një njeri të keq.

Në një seri postimesh të njëpasnjëshme, ajo u shpreh se komenti i mediave për Kanye ishte shqetësues dhe në të vërtetë i frikshëm.

Ajo shkroi: “Nuk është e drejtë etiketimi i medias si një njeri që ka probleme të shëndetit mendor, kur ai gjithmonë ka qenë natyrë shprehëse. Shëndeti mendor nuk është shaka dhe mediat duhet ta ndalojnë pështymën ndaj tij në këtë rast.”

Dy vite më pas ajo ka mbajtur një qëndrim komplet tjetër në lidhje me deklaratat e burrit të saj. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Kim Kardashian ka deklaruar se Kanye West vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Në një postim të gjatë në “Instagram” Kim shkroi se: “’Kushdo që e ka këtë sëmundje, ose ka një të dashur në jetën e tyre, i cili e di se sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është të flasësh në lidhje me këtë çështje. Asnjëherë nuk kam folur publikisht se si kjo ka ndikuar tek ne në shtëpi, sepse unë jam shumë mbrojtëse e fëmijëve tanë dhe është e drejta e Kanye për privatësi kur bëhet fjalë për shëndetin e tij.”

Ajo ka shpjeguar se është e vështirë për familjen e saj që të përballen me një sëmundje të tillë mendore, ndërkohë që e ka lidhur gjendjen e Kanye edhe me humbjen e dhimbshme të nënës së tij.

“Të jetuarit me çrregullim bipolar nuk zvogëlon ose zhvlerëson ëndrrat dhe idetë e tij krijuese, pavarësisht sa të mëdha apo të paarritshme mund të jenë për disa. Kjo është pjesë e gjeniut të tij dhe siç kemi dëshmuar të gjithë, shumë nga ëndrrat e tij të mëdha janë realizuar”, deklaroi Kim.

Mediat e huaja kanë shkruar se një deklaratë e tillë e Kim Kardashian është cinike, pasi ajo që pretendon privatësinë, po e përball Kanye me ashpërsinë e rrjeteve sociale.

Ndërkohë që para një viti ajo iu sul mediave duke mohuar kategorikisht një sëmundje mendore të bashkëshortit të saj, Kim Kardashian e ka ekspozuar edhe njëherë Kanye përballë mediave dhe rrjeteve sociale./tvklan.al