kim-northKim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West njihen për publikimin e fotove e shumta të vajzës së tyre, North West, por heqja e kësaj të fundit nga një selfie bëri që fansat të shpërthenin në kritika të forta kundër Kim.

Teksa ishte e ftuar në një program televiziv në SHBA, showgirl shpjegoi edhe arsyen se përse e kishte bërë një veprim të tillë.

Kim tha se North kishte dalë me sy të mbyllur ndërsa vetë 34 – vjeçarja kishte dalë bukur, ndaj kishte marrë vendimin ta hiqte vajzën nga fotoja.

Ajo e konsideroi tepër normal veprimin e saj ndërsa rrëfeu se po përgatit një libër me fotografi “selfie”, me titull “Selfish”.

tvklan.al