Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka pranuar publikisht bisedimet me SHBA-në për herë të parë, sipas raportimeve nga media shtetërore.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ra dakord muajin e kaluar për të biseduar me Kim Jong-un, por Peniani kishte heshtur gjatë samitit.

Diktatori korean përmendi “mundësinë” e dialogut mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve në një takim mes zyrtarëve të partisë. Detajet e takimit, si data dhe vendi, mbeten të paqarta.

Të hënën, Trump tha se kishte planifikuar të takohej me Kim Jong-un në Maj ose në fillim të Qershorit. Deklarata e tij erdhi pas raporteve nga zyrtarët e paidentifikuar të administratës amerikane në të cilat thuhej se SHBA-të ishin gati për përgatitjen e bisedimeve./tvklan.al