OKB ngre alarmin se vendi mund të përballet me një katastrofë humanitare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka akuzuar zyrtarët vendas për mungesë të përgjegjësisë rreth situatës së menaxhimit të pandemisë Covid.

Në 24 orët e fundit vendi raportoi 232,880 njerëz me simptoma të etheve siç e quan ajo dhe gjashtë vdekje të tjera, një javë pas rastit të parë pozitiv me koronavirus.

Mes shqetësimeve për mungesën e vaksinave dhe sistemit të dobët shëndetësor Organizata e Kombeve të Bashkuara ngre alarmin se vendi mund të përballet me një krizë humanitare.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare mendohet se asnjë qytetar nuk është i vaksinuar dhe nuk ka akses në barnat antivirale që janë përdorur për trajtimin e Covid-19 në vende të tjera.

Spitalet në Korenë e Veriut kanë pak mundësi të trajojnë rastet e rënda me koronavirus dhe kequshqyerja e popullsisë prej 26 milionë banorësh i ka bërë ata më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të rënda.

Por ashtu  nivelet e testimit janë shumë poshtë asaj që nevojitet për të kuptuar më mirë shkallën e  shpërthimit dhe për të identifikuar dhe izoluar shpejt pacientët. Që nga njohja e parë e shpërthimit të Covid, Koreja e Veriut ka raportuar 1.72 milion pacientë me simptoma të virusit përfshirë 62 vdekje që nga mbrëmja e së martës.

Klan News