Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të takohet për herë të parë me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi mes tyre do të do të mbahet gjatë këtij muaji në Rusi, njofton zyrtarisht Kremlini.

Ky është takimi i parë për Presidentin Putin me një lider të Koresë së Veriut që prej vitit 2002, kur u takua me babain e Kim Jong Un në Vladivistok. Njoftimi i Kremlinit për takimin Putin-Kim Jong vjen pasi Koreja e Veriut testoi me sukses një armë të re taktike. Kim Jong Un më herët ka zhvilluar dy samite me Presidentin amerikan Donald Trump, një përpjekje kjo e SHBA për t’i dhënë fund armatimit bërthamor të Koresë Veriore.

Vladimir Putin ka shprehur disa herë gadishmërinë për t’u takuar me liderin koreano-verior. Samiti i fundit mes një kreu shtetëror rus dhe koreano-verior ka qenë në vitin 2011 mes babait të Kim Jong Un dhe Dimitri Medvedev, ky i fundit në atë kohë President i Rusisë. Samiti i vitit 2011 u zhvillua në Siberi. Rusia mban lidhje të ngushta me Korenë e Veriut dhe furnizon shtetin diktatorial me produkte ushqimore.

/tvklan.al