Lideri koreano-veriro, Kim Jong Un ka marrë një letër “të shkëlqyer” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raporton media shtetërore në Korenë e Veriut.

Megjithatë, përmbajtja e letrës nuk është bërë publike, por agjencia koreane e lajmeve, KCNA se Kim “tha se ishte i kënaqur me përmbajtjen e shkëlqyeshme të letrës”.

“Vlerësimi i aftësive gjykuese politike dhe guximi i jashtëzakonshëm i presidentit Trump, Kim Jong Un tha se do ta lexojë me vëmendje përmbajtjen interesante të letrës”, raportoi KCNA.

Këto komente janë në vazhdën e gjuhës që dy liderët kanë përdorur, lidhur me letrat që i kanë dërguar njëri-tjetrit. Më 12 Qershor, presidenti Trump deklaroi se ka marrë “një letër të bukur” nga Kim.

“Sigurisht, nuk mund t’ua tregoj letrën, por është shumë personale, shumë e ngrohtë, një letër shumë e mirë”, u kishte thënë Trump gazetarëve.

Në Shtator të vitit 2018, Trump kishte deklaruar se Kim “më ka shkruar letra shumë të bukura dhe shumë të mira”. /REL