Të mërkurën e kaluar në Korenë e Veriut ka hyrë në fuqi ligji që ndalon pirjen e duhanit në vende publike, por duket se ky ligj nuk do të vlejë edhe për udhëheqësin e vendit. Pasi, Kim Jong Un, nuk e lëshon cigaren nga dora për asnjë moment.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Korenë e Veriut, 43.9 përqind e meshkujve janë duhanpirës. Duhani në Korenë e Veriut është ndaluar në çdo vend publik, përfshirë teatro, shkolla ​​dhe spitale.

Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr vëmendje më shumë është udhëheqësi i vendit Kim Jong Un, i cili duket se është i pari që ka thyer ligjin e tij. Ai është parë me cigare në dorë ndërsa fliste për shtypin kinez. Është çështje kurioziteti nëse Kim Jong-Un po ndjek ligjin në vendin e vet apo atë të Koresë së Jugut./tvklan.al