Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, si rrallë herë është parë duke qarë. Ai zbuloi një raketë të re bërthamore në një paradë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, por gjatë fjalimit të tij kërkoi falje dhe shpërtheu në lot.

Ai falenderoi qytetarët që i kanë besuar udhëheqjen e vendit, por nuk arriti që të shmangte dot emocionet kur foli për situatën e COVID-19.

Unë i uroj shëndet të gjithë njerëzve në të gjithë botën që po luftojnë me virusin”,  tha ai. Kim Jong shtoi se të gjithë njerëzit besojë tek ai, por pranoi se kishte dështuar në menaxhimin si duhet të pandemisë së COVID-19.

Më pas Kim Jong prezantoi raketën e re bërthamore, e cila sipas ekspertëve ka fuqi që të përshkojë distanca të largëta dhe është shumë e rrezikshme./tvklan.al