Ky është i pari shtrëngim duarsh mes Vladimir Putinit dhe Kim Jong-unit në një samit dypalësh.

Dy liderët u takuan në universitetin shtetëror të lindjes së largët ruse në Vladivostok. Kim Jong un u shfaq më i përzemërt me Putinin sesa me Trumpin në takimet e mëparshme, siç duket edhe nga distanca që ruajnë në shtrëngimin e duarve.

Denuklearizimi, ulja e tensioneve mes Koreve dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ishin në fokus të takimit.

“Folëm për situatën në gadishullin korean dhe shkëmbyem pikëpamje për atë që duhet bërë për një zgjidhje pozitive të situatës”, tha Putin.

“Në Rusi erdha për të shkëmbyer mendime për situatën në gadishullin korean që është një prej çështjeve më të rëndësishme globale, po ashtu për të folur për zgjidhjet paqësore”, shtoi Kim Jong un.

Vladimir Putin i ofroi ndihmë Kim Jong unit në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Analistët thonë se ky samit është një mënyrë që Moska të shfaqet si faktor në gadishullin korean, pasi u la e mënjanuar kur udhëheqësi komunist u takua me Presidentin amerikan. Marrëdhëniet Uashington Penian gjithsesi mbeten të vështira pas dështimit të takimit të shkurtit në Hanoi, ku asnjë përparim nuk u bë për denuklearizimin.

Tv Klan