Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ndodhet në Kinë për vizitë me ftesë të Presidentit kinez Xi Jinping. Vizita e liderit koreano-verior ishte e panjoftuar në media. Ai do të qëndrojë në Kinë deri më 10 Janar, dhe shoqërohet nga bashkëshortja e tij Ri Sol-ju, raporton BBC.

Vizita e Kim Jong në Kinë vjen në kohën kur ka raportime se po zhvillohen negociata për një takim të dytë mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump. Të dy u takuan Qershorin e vitit të kaluar, i pari takim i një Presidenti amerikan në detyrë me një lider komunist të Koresë së Veriut.

Vizita e Kim Jong në Kinë shoqërohet me masa të larta sigurie. Ky është udhëtimi i tij i katërt në këtë shtet brenda një viti. Kim Jong Un mbërriti në shtetin kinez me tren, që besohet se është i njëjti i përdorur nga babai i tij gjatë vizitave në Rusi dhe në Kinë.

Lideri i Koresë së Veriut shoqërohet gjithashtu nga disa prej zyrtarëve kryesorë të shtetit komunist. Dita e martë thuhet se është edhe 35-vjetori i lindjes së tij, megjithëse datëlindja e Kim Jong nuk është konfirmuar asnjëherë nga Peniani.

/tvklan.al