Kim Jong zotohet për të përballuar krizën ushqimore




Kim Jong zotohet për të përballuar krizën ushqimore

21:03 16/06/2021

Lideri komunist i kërkoi partisë që të rrisë prodhimin e ushqimit dhe te merret me pandeminë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong ka thënë se ekonomia e vendit është përmirësuar këtë vit por bëri thirrje për masa për të trajtuar krizën ushqimore e shkaktuar nga pandemia dhe tajfunet e vitit të kaluar.

Kim kryesoi një takim plenar të komitetit qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet për të shqyrtuar përparimin në politikat kryesore dhe masat për të zgjidhur çështjet ekonomike.

Komiteti vendosi detyra për të arritur planin e ri pesë-vjeçar që përfshin rritjen e prodhimit të ushqimit dhe metaleve.

Udhëheqësi koreano-verior tha se ekonomia e përgjithshme ishte përmirësuar në gjysmën e parë të vitit, me prodhimin e përgjithshëm industrial që u rrit 25% nga një vit më parë. Partia u zotua të drejtojë të gjitha përpjekjet për bujqësinë këtë vit.

Lideri komunist i kërkoi partisë të rrisë përpjekjet për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për njerëzit. Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë rast COVID-19, një fakt ky që ende mbetet në pikëpyetje . COVAX ka thënë se do të sigurojë gati 2 milion doza në Korenë e Veriut.

Klan News





Të ngjashme