Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të qetësohen dhe të presin me durim rezultatin e zgjedhjeve. Dhe kur ky rezultat të certifikohet nga KQZ-ja, Yuri Kim tha se të gjitha palët duhet ta pranojnë.

“Dhe në fund për kandidatët dhe për partitë është koha që të qetësohen, të kenë durim, të presin për rezultatin dhe kur rezultati të certifikohet ata duhet ti pranojnë ato. Le të shohim si do të shkojë procesi. SHBA-të si mik i Shqipërisë do të jenë këtu gjatë gjithë rrugës deri në fund”, tha Kim.

Ambasadorja ishte në KZAZ-në numër 35 e vendosur në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Ajo shoqërohej në inspektimin që i bëri kësaj qendre numërimi nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit falenderoi ambasadoren Kim dhe tha se në mënyrë që procesi të finalizohet me sukses dhe që rezultati të pranohet nga të gjithë duhet t’i jepet një dorë nga e gjithë shoqëria, duke filluar me politikanët e duke përfunduar me institucionet./tvklan.al