Kimk&thedog

Kim dhe Kanye West, u bënë protagonistë të një incidenti të inskenuar nga komedianja Amy Schumer, e cila u rrëzua përpara këmbëve të çiftit, teksa këta të fundit po parakalonin në tapetin e kuq të mbrëmjes gala, “TIME 100”.

Ajo që ra në sy dhe që po komentohet gjerësisht nëpër mediat ndërkombëtare ishte mosreagimi i asnjërit prej të dyve, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmuan të ngrihej komedianen, por u bezdisën nga ky “incident” i 33 – vjeçares.

US-TIME 100 GALA

Sigurisht, skena ishte e inskenuar por reagimi i çiftit të famshëm, të shpallur sëfundmi nga revista “TIME” si dy prej njerëzve më me influencë në botë, ishte mëse real.

Siç shkruan edhe amerikanja TMZ, kushdo në vendin e Kim dhe Kanye do kishte qeshur e madje do t’i kishte dhënë edhe një dorë personit të rrëzuar përtokë. /tvklan.al