Kanye West, i njohur tashmë si Ye dhe Kim Kardashian janë ende duke punuar ngushtë kur bëhet fjalë për biznesin edhe pas një viti nga kërkesa për divorc. Dyshja është duke finalizuar ndarjen, por është e qartë se ende ka respekt mes prindërve të katër fëmijëve.

Ylli i “The Keeping up ëith the Kardashians” foli së fundmi për marrëdhënien e saj me reperin, duke thënë se 44-vjeçari është ende partneri i saj i biznesit dhe ka qenë duke udhëhequr markën e saj, Skims.

Për WSJ Magazine, ajo tha: Ai ka një pjesë të vetë Skims dhe i jep skuadrës frymëzim, por edhe informacion.

Kardashian tha se ka ende shumë admirim për ish- burrin e saj pavarësisht gjërave që kanë kaluar kohët e fundit. 

“Kanye do të jetë gjithmonë personi më frymëzues për mua,” tha më tej Kim.

Klan News