Pas pamjeve të Kanye West me modelen ruse Irina Shayk gjatë arratisjes 3 ditore në Francë për ditëlindjen e reperit, një burim për “People” thotë se Kim e ka ditur prej javësh romancën e re të ish-it.

Kim nuk e ka bezdi faktin që Kanye po del me dikë tjetër. Shqetësimi i saj i vetëm janë fëmijët. Ajo do që Kanyë të jetë i pranishëm dhe të kalojë sa më shumë kohë që është e mundur me ta. Ata e adhurojnë kur Kanye është aty. Kim nuk do që një e dashur e re ta shpërqendrojë Kanye nga të ndenjurit me fëmijët”.

Ndërsa për sa i përket jetës personale të Kim, ajo është gati të hedhë hapa për të gjetur një dashuri të re pasi nuk e sheh veten beqare për të gjithë jetën. “Prioritet për të janë fëmijët dhe puna, por do i pëlqente të gjente dikë me të cilin të ndante jetën”, thotë një burim./tvklan.al