Kim Kardashian mori pjesë në eventin e bamirësisë “City of  Hope” së bashku me motrat e saj. Por ajo që ra në sy ishte pesha e 37-vjeçares. Sipas familjes së saj, ajo ishte dobësuar aq shumë sa mund të krahasohej me një anoreksike.

Motrat e Kim nuk kanë ndalur së komentuari, duke i thënë se nuk po ushqehet siç duhet dhe madje Kendall Jenner e ka krahasuar me çantën e saj, e cila ishte e vogël sa beli i Kim. Disa persona mund të ofendoheshin, por Kim i ka marrë me shaka.

Fansa të shumtë në rrjetet sociale i kanë dalë kundër familjes së Kim. Ata nuk e pëlqejnë mënyrën se si kanë reaguar për peshën e saj, duke thënë se nuk janë aspak të sjellshme krahasimet që i kanë bërë. Nëse Kim ndihet mirë më trupin e saj atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar, shkruajnë fansat.

Klan Plus