Nese jeni duke kërkuar lajmet më të fundit për Kim Kardashian bëni shumë kujdes. Ylli i reality show është njeriu më i rrezikshëm për ta kërkuar në internet për 2018.

Sipas McAfee, kompani qe merret me sigurinë në internet, emri i Kardashian është i lidhur me një sërë faqesh me potencial të keq. Sipas saj, kriminelët kibernetike ose hakerat siç i njohim ndryshe, e kanë praktikë të zakonshme përdorimin e emrave të personazheve të famshem per të mashtruar, vjedhur informacion personal apo fjalëkalime.

Vitin e kaluar në krye të listës së personave të rrezikshëm për të kërkuar online ishte këngëtari Craig David. Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta, ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian e treta. Por nuk kanë munguar edhe këngëtare si Adele, Britney Spears apo aktorja Ema Roberts.

Firma kibernetike e sigurisë këshillon që për të naviguar të sigurtë në internet duhet të klikoni vetëm video nga burime të besueshme.

Tv Klan