Çifti u martua 7 vjet më parë dhe ka 4 fëmijë

Kim Kardashian ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga reperi Kanye West. Çifti u martua rreth 7 vjet më parë dhe ka 4 fëmijë.

Lajmi konfirmohet nga shume media amerikane pas disa muaj spekulimesh për vështirësi në martesë. Sipas tyre ylli 40-vjeçar i reality show ka kërkuar kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore për fëmijët.

Kim u bë e famshme në vitin 2007 dhe ka qenë e suksesshme në disa biznese, nga aplikacionet për celulare tek produktet kozmetike. Sipas revistës Forbes, pasuria e Kim llogaritet në rreth 780 milionë dollarë.

Në anën tjetër, reperi Kanye West mori famë me këngën Gold Digger. Që prej 15 vjetësh ai është një prej emrave më të famshëm të muzikës rap. Fituesi i disa çmimeve Grammy, muzikanti ka fjetur sukses në botën e modës si stilist.

Çifti njihej prej vitesh përpara se të lidheshin. Ata u martuan në maj të vitit 2014 në Itali. Fotografia e tyre e puthjes ditën e dasmës u bë më e klikuara e Instagramit atë kohë.

Që prej saj dite, Kim dhe motrat e saj e kanë kthyer median sociale në një mega-biznes.

Tv Klan