kim kardashian

Kim Kardashian është personazhi më i kërkuar në Google. Një listë e revistës “TIME”, zbulon se kush janë yjet botërorë më të klikuar në google dhe personazhi televiziv është e para në këtë listë në 21 shtete si Franca në Zelandën e Re në SHBA. Ajo është edhe me e klikuara në rrjetet sociale. Pas saj vjen futbollisti Lionel Messi.

Në vendin e tretë të kësaj liste është ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Futbolli është më i ndjekur nga të gjitha llojet e tjera të sportit dhe në Shqipëri e Kosovë futbollisti më i klikuar në Google është Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Real Madrid dhe i Kombëtares së Portugalisë mori vendin e parë në 21 shtete, ndërsa yjet e muzikës pop Nicki Minaj dhe Rihanna janë më të klikuarat respektivisht në 13 dhe 11 shtete.

Tv Klan