1Kim Kardashian dhe Kanye West kanë plane të reja për vajzën e tyre. Ata kanë vendosur të ndërtojnë një park lojërash për vogëlushen North, e përshtatshme për të në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Ndërtimi i këtij këndi lojërash po realizohet në Hidden Hills në Kaliforni e cila deri më tani ka kushtuar 20 milionë dollarë.

Fotografitë tregojnë disa punëtorë të cilët po montojnë kornizat prej druri të parkut të lojërave në oborrin e shtëpisë së tyre të re.

Shtëpia e re ka 8 dhoma gjumi, pishina të shumta për not, 8 oxhaqe zjarri, si dhe një shtëpi të vogël vetëm për miqtë.

tvklan.al