Merr pjesë në evenimentin ku u mblodhën shumë yje botërore

Kim Kardashian së fundmi ka qenë e pranishme në hapjen e The Goodtime Hotel në Miami Beach, Florida.

Evenimenti u organizua nga David Grutman dhe Pharrell Williams, të cilët  janë pjesë e ekipit të hotelit. Bashkë me Kim, të ftuar ishin dhe këngëtari Maluma i cili ishte i shoqëruar me të si dhe çifti David dhe Victoria Beckham.

Gjatë evenimentit David Beckham përshëndeti Kim Kardashian me një përqafim ndërsa i dha dhe një  puthje. Ish-futbollisti, 45 vjeçar, së bashku më bashkëshorten Victoria Beckham i bashkohen bisedës me yllin e Keeping Up With The Kardashian për të shijuar disa çaste relaksi në evenimentin ku u mblodhën shumë yje botërorë.

Kjo është dalja e parë zyrtare e Kardashian që nga divorci me Kanye West.

Klan News