Teksa virusi vdekjeprurës tanimë është bërë i pandalshëm, yjet e shoëbizit po gjejnë shumë mënyra për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në vështirësi apo edhe vendet që po përjetojnë një kolaps. 

Më e fundit që i është bashkuar ndihmave është super ylli Kim Kardashian, që 20% nga fitimet që vijnë nga marka e saj e të brendshmeve “SKIMS” do të shkojnë për organizatën Baby2Baby për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të prekura nga shpërthimi i pandemisë.

Kim ka menduar gjithashtu për të gjithë që kush preferon që t’i marrë online, në dispozicion do të vendosen të gjitha produktet me çmime të arsyeshme.

Ndërkohë, vetë Kardashian si shumë të tjerë po merr masa paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit, duke qëndruar në shtëpi.

“Më mungojnë motrat e mia, por ne të gjithë po qëndrojmë larg njëri-tjetrit të gjithë veç e veç të karantinuar”, shprehet 39-vjeçarja në një video të publikuar në Instagram.

Klan Plus