Nëna e katër fëmijeve duket në top formë teksa shijon plazhin dhe motin me diell

Kim Kardashian shfaqet sërish sexy për fansat. Nga plazhi i Miamit ajo ka postuar në Instagram foto me bikini të zeza, tejet sensuale dhe në formë maksimale.

40-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve po shfrytëzon motin me diell dhe plazhet me ujë të kristaltë, për të harruar sadopak divorcin me Kanye West. 

Në fillim të këtij viti, ata i dhanë fund martesës pas afro 7 vitesh dhe ishte ajo që mori kujdestarinë e fëmijëve.

Reperi është përfolur së fundmi se ka nisur një romancë dashurie me supermodelen Irina Sheyk. Thashethemet nisën pas publikimit te disa fotove ne media dhe të dy kishin disa ditë që shoqëroheshin bashkë.

Tv Klan