Ajo është bërë e njohur në mbarë botën për format e saj trupore. Bëhet fjalë për Kim Kardashian e cila u tregoi afro 330 milionë ndjekësve të saj në Instagram se si e mbante trupin e saj në formë me një sërë fotosh që u shpërndanë në llogarinë e saj.

Të gjitha fotot e 41-vjeçares tregojnë se ajo kalon mjaftueshëm kohë në palestër. Kardashian u pa e veshur me bikini ngjyrë bezhë dhe çizme me takë të lartë që arrinin sipër gjurit. Flokët bjonde platin të Kardashian mbetën të lëshuara.

Ylli i “The Kardashians”  ka pozuar shpesh me bikini  ku ka reklamuar disa prej tyre përmes markës së saj të veshjeve SKIMS. Ajo nxorii linjën e saj të veshjeve  në vitin 2019 që fillimisht  quhej Kimono. Megjithatë , emri i markës do të ndryshohej shpejt.

Marka ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit duke i dhënë prioritet ofrimit të produkteve të saj në ngjyra të ndryshme, por çfarë është më e rëndësishme që t’i përshtaten të gjitha grave në të gjitha  përmasat.

Klan News